Dashamir Elezi bën hapin e madh, transferohet te gjiganti gjeorgjian Torpedo Kutaisi

Sulmuesi Dashmir Elezi ka kaluar te Torpedo Kutaisi nga Shkëndija, pasi klubet kanë gjetur akordin mes tyre.

Klubi e ka konfirmuar largimin e sulmuesit të talentuar në faqen e tyre zyrtare në ‘Facebook’.

“KF Shkëndija komunikon transferimin e sulmuesit 18 vjeçar, Dashmir Elezi në kampionatin e Gjeorgjisë, te FC Torpedo Kutaisi”.

“I vlerësuar si një prej talentëve më të mëdhenj kohëve të fundit, Elezi gjeti hapësira në formacionin kuqezi që në moshën 16-të vjeçare”.

“Gjithsesi, klubi nuk bëhet problem në dëshirën e lojtarit dhe familjes së tij për të lëvizur jashtë vendit dhe duke analizuar pretendimet e Elezit për transferim ndërkombëtarë, është vendosur të pranohet oferta e një prej skuadrave më të mira në Gjeorgji, Torpedo Kutaisi”.

“KF Shkëndija shpreh mirënjohje maksimale për gjithë kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar Dashmir Elezit shumë sukses në udhëtimin e tij profesional në futbollin ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e klubit.

Depay pritet të transferohet te rivalët e Barcelonës në La Liga

Scaloni thyen heshtjen dhe tregon nëse Messi do të luaj në Kampionatin Botëror në vitin 2026