Dardania mposht veteranët e Kosovës (FOTO)

Sot më 1 5 maj, në stadiumin e qytetit në Prishtinë në orën 16.00, u zhvillua një ndeshje revyale ndërmjet Veteranëve të futbollit të Kosovës dhe atyre të klubit të futbollit  “Dardania” nga Lozana e Zvicrës. Ndeshja ishte mjaft interesante me plotë aksione të bukura dhe me gola shumë. Mysafirët nga Lozana u treguan më të mirë dhe arritën fitore me rezultat të thellë  5:3. Futbollistët veteranë të “Dardania” të parët shënuan qysh në minutën e 2-të përmes kapitenit Pleurat Sedllari, i cili shënoi edhe dy herë vazhdim në minutat 7-të dhe 62-të, ndërsa në minutën 9-të Sami Haxha shënoi sikur edhe në minutën e 13-të që shënoi Mentor Gashi.

Ndërsa, në minutën e 20-të Muharrem Sahiti zvogëloi rezultatin. Mikrptëesit shënuan edhe dy herë në minutat 23-të Sunaj Keçi dhe Eroll Salihu në minutën e 31-të. Duhet përmendur se veteranët e Kosovës humbën edhe dy gjuajtje nga pika e bardhë.  Së pari në minutën e 5-të Muharrem Sahiti dhe në minutën e 40-të Besnik Kollari. Rezultati nuk kishte rëndësi sa kishte një ndeshje vëllazërore.

Pleurat Sedllari kapiten i  KF Dardania tha pas ndeshjes: “Ne falënderojmë FFK-në për mikpritje dhe që na mundësoi ta zhvillojmë këtë ndeshje.  Kjo është një privilegj për neve ku patëm rastin të shohim ndonëse në moshë shumë ish futbollistë cilësorë të Kosovës, që u vërejte edhe në këtë ndeshje se këta dikur ishin vërtet yje të futbollit. Ne shfrytëzuam edhe një pushim që kishim në Zvicër dhe erdhëm  këtu për ta zhvilluar këtë ndeshje dhe besoj se do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me këso aktivitetesh”.

fut 2

 

fut 3

 

fut 4

 

fut 5

 

fut 6

 

fut1