Dardani në lidhje me këngëtaren nga Shkupi (FOTO)

Duket se basketbollisti më i mirë në Kosovë, Dardan Berisha, e ka gjetur veten te një femër që vjen nga Shkupi dhe ajo është askush tjetër pos këngëtares, Adelina Tahiri.

Dardan Berisha vazhdimisht është në shoqëri të Adelina Tahirit, përpos kur lojtari del vet të argëtohet pa praninë e këngëtares.

Si do që të jetë, se Dardani dhe Adelina kanë një romancë kjo vërehet tash e sa kohë, me daljet e tyre në publik.

Dardani njihet për lidhjet e tij me disa prej femrave më të bukura në vendin tonë, kurse para Adelina Tahirit ai është parë duke dalë me modelen, Elita Rudi, teksa në të kaluarën ka pasur lidhje edhe me femra të famshme në Poloni, aty ku edhe e ka ushtruar profesionin e basketbollistit.

 

BERISHA

 

berisha 2