Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes me Shqipërinë.
Dardanet nën reshjet e pandërprera të shiut, kanë zhvilluar aktivitetet stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku edhe do të zhvillohet ndeshja ndërmjet dy kombëtareve ditën e martë.
Përzgjedhësja e vajzave dardane Afërdita Fazlija, në konferencë për media shprehu optimizëm, duke shpresuar në rezultat pozitiv.
Kosova vjen në këtë përballje pas humbjes nga Polonia, teksa në Grupin F të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ka pikë të barabarta me Shqipërinë.
Takimi Kosovë – Shqipëri fillon në orën 16:00.