Dardanët udhëtojnë drejt Andorrës për ndeshjen e parë të muajit tetor

Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj ndeshjen e parë të muajit tetor në udhëtim te Andorra.

Dardanët tanimë kanë marrë rrugë për në shtetin iberik ku do të kenë përballjen e parë të këtij muaji.

Ka qenë faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës që ka publikuar videon e nisjes së futbollistëve nga aeroporti ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Ndeshja mes Andorrës dhe Kosovës zhvillohet të enjten mbrëma me fillim nga ora 20:45 në stadiumin nacional në Andorra.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë që dy përfaqësueset e zhvillojnë mes vete, pasi në duelin e parë të zhvilluar këtë vit në Prishtinë u ndanë baras 0-0. /Gazeta Olle/ 

 

Milot Rashica bëhet me trajner të ri te Besiktasi

Fushë Kosova pret Gjilanin në ndeshjen e mbetur të xhiros së parë