Dardanët U19 barazojnë me Qipron në ndeshjen e fundit kualifikuese

Kombëtarja e Kosovës U19 e ka mbyllur me barazim ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të grupit të 3-të në Maind Round, për kualifikimet e Evropianit 2023. Dardanët U19 në ndeshjen e fundit të turneut kualifikues në Suedi, kanë barazuar me Qipron, 0:0.

Në pjesën e parë të përzgjedhurit e Ramiz Krasniqit luajtën më mirë, bashkëvepruan dhe e qarkulluan topin më mirë se kundërshtari dhe krijuan edhe disa raste shënimi, por sikur topin nuk donte të hynte në portën qipriote.

Edhe pjesa e dytë nisi me mbizotërim të Dardanëve por Qipro u mbrojt mjaft mirë. Kështu pas dy humbjeve nga Ukraina (1:0) dhe Suedia (3:0), Kosova U19 e mbylli këtë rreth kualifikues me barazim.

“Kemi pasur një paraqitje shumë të mirë në këtë ndeshje. Krijuam shumë raste por nuk i realizuan. Na ka munguar qetësia para portës rivale. Djemtë kanë pasur dëshirë për fitore e kjo mbase na u hamkmor”, ka theksuar pas ndeshjes përzgjedhësi, Ramiz Krasniqi.

Kosova U19 – Qipro U19 0:0 (0:0)
Stadiumi: Linkoping Arena – Linkoping
Shikues: Disa dhjetëra
Gjyqtarë: Ion Orliç (MDA). Victor Mardari (MDA), Mark Josef (SWE) dhe Granit Maqaedonci (SWE).
K.V: Delyfer, Asimenos të Qipros e Hazrollaj, Gjokaj, I. Jashari, Hasani, Ajeti të Kosovës
Kosova U19 : Gjokaj, Miftari, Sahitaj, Miftari, Rexhepi, Ajeti(Mehaj), A. Maloku(Ajvazi), Bllaca, Brruti, Hazrollaj, I. Jashari (E. Maloku) dhe Rashica(Hasani).
Qipro U19 : Kyriakou, Vinezelou, Kaiafas, Evangeleu, Themsitokleus(Tsuotsouki), Vrontis, Delyfer, Kyriakidis(Zinonos), Georgiou(Ortthodo), Dijama(Feneridis) dhe Savva.

Belgjika në epërsi minimale pas 45 minutave të para

Belgjika vuan ndaj Kanadasë, por fiton me rezultat minimal