Dardanët sot rikthehen në “Fadil Vokrri”, presin Greqinë pas fitores së madhe ndaj Gjeorgjisë

Kosova sot e pret Greqinë në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Dardanët rikthehen në Prishtinë pas fitores historike ndaj Gjeorgjisë në udhëtim, me rezultat 1-0, shkruan Gazeta Olle.

Pikët ndaj Gjeorgjisë ishin të parat për kosovarët në Grupin B, ndërsa sonte kërkojnë tē vazhdojnë me rezultate pozivite edhe ndaj kombëtares helene.

Bernard Challandes dhe Milot Rashica e kanë cilësuar Greqinë si kundërshtar të vështirë, por që presin fitore pas rezultatit pozitiv në Gjeorgji.

Kjo ndeshje luhet sonte me fillim nga ora 20:45.

/Gazeta Olle/

FFK shtroi darkë për delegacionin e Federatës greke

Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës ndaj Greqisë