Dardanët rrisin intensitetin në stërvitje

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot pasdite stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 të këtij muaji kundër Rumanisë dhe kundër Bjellorusisë.

Lojtarët që i janë bashkuar ekipit gjatë ditës së sotme kanë stërvitur me intensitet më të ulët dhe të diferencuar nga pjesa tjetër, derisa grupi tjetër ka stërvitur me intensitet të plotë.

Edhe gjatë stërvitjes së sotme lojtarët kanë shfaqur përkushtim maksimal, teksa përzgjedhësi Giresse dhe stafi i tij kanë zbatuar në praktikë disa prej ideve të cilat synojnë t’i aplikojnë në lojën kundër rumunëve.

Zyrtare: Ramush Ramadani prezantohet te Ballkani

Mbyllet pjesa e parë në finalen e Ligës së Kampionëve