Tifogrupi zyrtar i Kosovës, “Dardanët” kanë reaguar edhe njëherë në lidhje me çështjen e ardhjes eventuale të Kemal Ademi te përfaqësuesja jonë.
Sulmuesi shqiptar gjatë ditës së djeshme deklaroi se është duke e pritur “telefonatën” nga përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq.
Ndonëse kandidat edhe për Kosovën, Ademi e ka mendjen te helvetikën.
Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, “Dardanët” kanë shkruar se Kosova nuk nuk ka nevojë për “tyxharë”.