Dardanët nisin stërvitjet me përkushtim para përballjes me Zvicrën

Pas seancave stërvitore në palestër dhe videoanalizave të kundështarit, Përfaqësuesja e Kosovës sot pasdite ka zbritur në fushën e gjelbër në Kampin Nacional në Hajvali për të vazhduar në praktikë me përgatitjet për ndeshjen kundër Zvicrës, e cila zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Stërvitja e sotme nuk është përqendruar vetëm në aspektin fizik dhe lojën me top, pasi përzgjedhësi Primozh Gliha dhe stafi i tij kanë punuar me lojtarët edhe në aspektin taktik, duke e përgatitur mënyrën se si të përballojnë sfidën me Zvicrën në fushë.

Ajo që karakterizon kampin e Dardanëve është atmosfera e mirë dhe motivi i lartë i tyre për dy ndeshjet e radhës.

Futbollistët janë të fokusuar dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin e tyre në këto duele të rëndësishme për kualifikimet Euro 2024. /Gazeta Olle/

 

Zyrtare: Bernard Karrica transferohet te Ballkani

Bernard Berisha i lumtur me rikthimin: Nuk ka ndjenjë më të mirë se sa ta përfaqësosh vendin tënd