Dardanët nisën për në Hungari, nesër do ta zhvillojnë ndeshjen ndaj Bjellorusisë

Përfaqësuesja e Kosovës në orët e para të mëngjesit ka marr rrugë për në Budapest të Hungarisë.

Pas barazimit pa gola ndaj Rumanisë, Dardanët fitoren e parë do ta kërkojnë ndaj Bjellorusisë.

Ndeshja zhvillohet në terren neutral, pasi që Bjellorusia është e dënuar nga UEFA dhe FIFA për përkrahjen e Rusisë në luftë ndaj Ukrainës.

Kjo përballjen do të zhvillohet të hënën nga ora 20:45 në stadiumin Szusza Ferenc.

Bjellorusia ende nuk ka marr asnjë pikë në këto eliminatore, për dallim nga Kosova që ka tri pikë, pas tri barazimesh të njëpasnjëshme. Një fitore në këtë përballje do të ngrinte moralin e ekipit për ndeshjet e ardhshme.

Lider i grupit është Zvicra me nëntë pikë, ndërsa në vendin e dytë është Rumania me shtatë pikë. Izraeli është i treti me katër pikë.

Llapi prezanton Ilir Blakçorin

“Zgjidhni golin më të mirë” – UEFA i bën jehonë perlës së Jasir Asanit