Dardanët kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes me Gjeorgjisë

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes me Gjeorgjinë, e cila luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”

.Stërvitja e sotme u zhvillua nën rrebeshin e shiut, por kjo nuk i pengoi futbollistët që të kryejnë ushtrimet e zakonshme dhe të marrin instruksionet e fundit në fushë nga përzgjedhësi Bernard Challandes.

Ky i fundit, paraprakisht, doli në konferencën e zakonshme për media ku ritheksoi se ishte i pakënaqur me lojën e shfaqur ndaj Suedisë, por u shpreh optimist se Dardanët do të kenë paraqitje dukshëm më të mirë në ndeshjen e nesërme.

“Më duhet të pranoj se nuk isha i kënaqur me paraqitjen e ekipit në ndeshjen ndaj Suedisë. Pati mungesë të dëshirës, por e kemi analizuar lojën dhe kemi biseduar me lojtarët dhe pres që ndaj Gjeorgjisë të kemi dukshëm paraqitje më të mirë. Synimi ynë si ekip është që të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet e Ligës së Kombeve që nisin vitin e ardhshëm”, ka thënë Challandes.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se të gjithë futbollistët janë të gatshëm për lojë, duke përshirë edhe Lirim Kastratin, i cili për shkak të lëndimit mungoi në ndeshjen e kaluar.

Ndërkaq, edhe sulmuesi i Dardanëve, Vedat Muriqi theksoi se në ndeshjen e nesërme do të hyjnë për fitore dhe se atmosfera brenda ekipit është e mirë dhe optimiste.

“Ndaj Gjeorgjisë dalim për fitore, por normalisht se nuk e nënçmojmë aspak kundërshtarin dhe për të arritur këtëduhet të japim më të mirën. Pres të kemi paraqitje më të mirë se sa ndaj Suedisë, ku u ndëshkuam nga gabime tona. Duhet ta kemi parasysh se Kosova është një kombëtare e re, por që është rritur ndjeshëm në vitet e fundit. Atmosfera është shumë e mirë brenda ekipit dhe nuk është koha të merremi me kritika. Ne njihemi me njëri-tjetrin dhe vazhdimisht jemi të bashkuar. Duhet të qëndrojmë pozitivë“, ka thënë Muriqi.

Gjatë konferencës përzgjedhësi Challandes u përgjigj edhe në pyetjet e gazetarëve për të ardhmen e tij të Kosova si dhe për kritikat e analistëve dhe opinionit për rezultatet e kohëve të fundit.

Sagnol: Nuk preferoj të komentoj kundërshtarët, por te Kosova luajnë me zemër

Januzaj vendos për të ardhmen, skuadra e njohur shpreh interesim për futbollistin shqiptar