“Dardanët” kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që të hapin 100% stadiumin

Javën e ardhshme, Kosova do të zhvillojë sfidën e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në kualifikimet për Kupën e Botës.

Luli Berisha, kryetari i “Dardanëve”, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, Kulturës Rinisë dhe Sporteve që të martën për sfidën e fundit të Kosovës në “Fadil Vokrri”, të lejohet pjesëmarrja e tifozëve me kapacitet të plotë.

Postimi i Berishës pa ndërhyrje:

Ministria e shendestsise, e kultures rinise dhe sportit, të martën është ndeshja e fundit e djemve tanë në stadiumin Fadil Vokrri për këtë vit kundër Gjeorgjisë.

Hapeni stadiumin me 100% për një fitore edhe një atmosferë që së kena perjetu moti. S’ka raste, kena vaksina, e kemi dëshmu që i përmbahemi rregullave.

Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës kundër Suedisë, Challandes iu beson lojtarëve që luajtën mirë në shtator

Dueli i “zjarrtë” Fury – Wilder, ja cili boksier shihet si shumë më favorit nga kuotat e basteve