Dardanët kanë mbajtur stërvitjen e fundit para miqësores me Ishujt Faroe

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e fundit para ndeshjes së radhës miqësore kundër Ishujve Faroe, që zhvillohet të shtunën, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo do të jetë miqësorja e dytë e këtij muaji, pas asaj kundër Armenisë, tri ditë më parë, e cila u mbyll baras 2:2.

Njëherësh, kjo do të jetë ndeshja e fundit për këtë vit për Kombëtaren dardane.

Në stërvitje kanë qenë të gjithë futbollistët me përjashtim të Mirlind Dakut, i cili është larguar për arsye shëndetësore, derisa Ilir Krasniqi ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër për shkak të një lëndimi.

Ferati: U rrënqetha në debutim, jam shumë i kënaqur që luaj për Kosovën

Derbi në Prishtinë, ferizajaset luajnë në Gjakovë