Dardanët i nisin stërvitjet për ndeshjet e shtatorit, Vojvoda e Shala optimistë për paraqitje pozitive

Kombëtarja e Kosovës i ka nisur sot përgatitjet për tri ndeshjet e muajit shtator kundër Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës.

Në stërvitjen e sotme në ‘Fadil Vokrri” të pranishëm ishin 19 nga 24 futbollistët e ftuar nga përzgjedhësi Challandes, derisa Amir Rrahmani, Bersant Celina, Lirim Kastrati, Florent Hadërgjonaj dhe Astrit Selmani do t’i bashkohen ekipit në ndërkohë.

Atmosfera te Dardanët ishte mjaft e mirë, ashtu sikurse edhe kushtet për stërvitje. Si zakonisht stërvitja e parë ishte pa ngarkesë të madhe fizike, teksa futbollistët që kishin ndeshje të dielën u stërvitën të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit.

Stërvitjen e radhës Dardanët do ta zhvillojnë të martën në orën 12:15, derisa të mërkurën në mëngjes do të udhëtojnë për në Gjeorgji.

 

Shtyhet fillimi i edicionit të ri në Superligën e hendbollit, kjo është arsyeja

Juventusi konfirmon zyrtarisht marrëveshjen me Manchester Unitedin për Cristiano Ronaldon