“Dardanet” gati për tu ndeshur sot kundër Rusisë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në konkurencën e femrave so ka mbajtur stërvitja e fundit para ndeshjes ndaj Përfaqësueses ruse në kuadër të EURO 2021.

Vashat kosovare të cilat u akomoduan në hotelin Emir Han në Managvat të Turqisë para ndeshjes me Rusinë, mbajtën stërvitjen e fundit sot. Lojtaret e drejtuara nga Afërditë Fazlija, do të stërviten sot ku më pas me 27 nëntor luhet ndeshja në orën 17:00.

Përndryshe, Kosova qëndron e katërta në tabelë me 10 pikë, ndërsa Rusia ndodhet e dyta me 18 pikë.