Dardanet filluan përgatitjet për dy ndeshjet kundër Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave i ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e këtij muaji kundër Maqedonisë së Veriut në kuadër të Grupit 5 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Dardanet janë stërvitur në Kampin Nacional në Hajvali nën drejtimin e përzgjedhëses Anneli Andersen, derisa atmosfera është shumë e mirë.

Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon në Shkup, të premten më 27 tetor, derisa ndeshjen e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri”, të martën, më 31 tetor.

Në ndeshjen e parë të kësaj gare, Dardanet muajin e kaluar barazuan si mysafire kundër Bullgarisë.

Dy futbollistet dardane, Feride Kastrati dhe Rrezona Ramadani, pas stërvitjes së parë u shprehen optimist për fitore në këto dy përballje me kombëtaren fqinje.

Duka zgjedh Kosovën për vizitën e parë si zv/President i UEFA-s

Galatasray dominon lojën, por Bayerni në fund fiton pikët e plota