Dardanët dominojnë, por pjesa e parë përfundon pa gola përballë Irlandës së Veriut

Ka përfunduar pjesa e parë në Windsor Park stadium në Belfast mes Irlandës së Veriut dhe Kosovës.

Pas 45 minutave të para rezultati ishte ai i fillimit të ndeshjes 0-0.

Dardanët patën më shumë nga loja, duke krijuar disa raste të mira shënimi.

Florent Muslija pas pesë minutave lojë goditi bukur nga distanca, derisa Milot Rashica nuk arriti ta dërgoi topin në rrjetë nga një metër.

Raste të mira patën edhe Vedat Muriqi, Elbasan Rashani e Fidan Aliti, por pa arritur të dërgojnë topin në rrjetë.

Derisa vendasit rastin më të mirë e patën me Dion Charles, por goditja e tij e fuqishme nga distanca u prit nga Aro Muric. /Gazeta Olle/

Rashkaj kritikon futbollistët që po refuzojnë Kosovën: Disa gjëra duhet bërë me pasion, pavarësisht sa para ke në llogari

Shënon Vedat Muriqi, Kosova në epërsi ndaj Irlandës së Veriut