Dardan Jashari: Ja çka bëjmë sot në Drenas

Mbrojtësi i Llapit, Dardan Jashari, shpreson shumë që skuadra e tij do të dalë e pamposhtur nga “Rexhep Rexhepi” kundër Feronikelit sot.

“Ne shkojmë për të bërë një lojë të bukur dhe të marrim një rezultat pozitiv. Feronikeli është njëra ndër skuadrat më të forta në Superligë, mirëpo ne do të luajmë pa presion dhe shpresoj që do të dalim me pikë”, deklaroi Jashari për “GazetaOlle.com”.

Ndeshja mes skuadrave që janë në krye të Superligës, fillon në ora 13:30.