Dardan Çaka konsultohet me VAR-in dhe përjashton Endrit Krasniqin nga finalja e Superkupës

Është duke u zhvilluar ndeshja finale e Superkupës së Kosovës në futboll.

Prishtina dhe Llapi po përballen në Fadil Vokrri, derisa në këtë takim është bërë inaugurimi i sistemit VAR.

VAR-i i ka ndalë në ndihmë gjyqtarit kryesor Dardan Çaka në minutën e 27-të.

Endrit Krasniqi e goditi mbrojtësin e llapjanëve Elvis Prenci, derisa Çaka nuk e pa.

Por pas rishikimit të rastit në VAR, Krasniqi u përjashtua direkt me karton të kuq.

/Gazeta Olle/

PSG me ofertë marramendëse për Mbappen, kjo është përgigja e tij

Përfundojnë 45 minutat e para në finalen e Superkupës: Pa gola, por me një karton të kuq