Dardan Çaka gjyqtari më i mirë në Kosovë

Ashtu siç pritej edhe ndodhi, Dardan Çaka është gjyqtari më i mirë i vitit në Kosovë.

Gjyqtari i talentuar ka pasur një vit fantastik në gjykimin e ndeshjeve të Superligës së futbollit në Kosovë.

Vushtrriasi tregoi autoritet dhe thuajse nuk ka gabuar në asnjë ndeshje ku me plot meritë ka marrë çmimin si gjyqtari më i mirë në Kosovë.

Çaka ka drejtuar dhjetëra ndeshje këtë vit, derisa notat e tij ishin të gjitha të larta.

Për Çakën kjo është hera e parë që merr çmimin si më i miri i vitit.

Vlen të ceket se Çaka ende nuk e ka stemën e FIFA-s, por një gjë të tillë e meriton shumë.

/Gazeta Olle/

Gerhard Progni shpallet golashënuesi i vitit në Superligë

Interi vazhdon me fitore, mposhtë me rezultat minimal Torinon