Dardan Berisha zbulon lëndimin, fitoren ia dedikon…

Lojtari më i mirë në ndeshjen Sigal Prishtina – Sutjeska, Dardan Berisha, ka zbuluar në konferencën për shtyp se ka luajtur i lënduar. Ai tha se këtë e bërë për shkak të rëndësisës së ndeshjes.

Kam luajtur i lënduar, kam pasur një tërheqje në këmbë, por përkundër dhimbjeve kam luajtur dhe kam dashur të kontribuojë në këtë takim. Në ditët në vijim do të bëjë ekzaminimet mjekësore”, tha Berisha, transmeton gazetaolle.com.

Tutje, ai triumfin ua dedikoi Plisave. “Ndeshja ishte shumë e vështirë. Në fillim kemi hyrë me presion, por me kalimin e kohës, dhe përkrahjen e madhe të tifozëve, u kthyem në lojë. Fitorja ishte e rëndësishme dhe ajo u dedikohet Plisave”.

Dardani shënoi 37 pikë. (Gazeta Olle)