KB Peja ka gëzuar tifozët e tyre me njoftimin e fundit.
Tashmë, skuadrës pejane i është bashkuar sponsori Elkos Grup, përcjellë Gazeta Olle.
Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të ‘Shqiponjave’ në rrjetet sociale.
Kurse, sot gjatë ditës, kryetari i KB Pejës, Art Gashi është parë me basketbollistin, Dardan Berisha.
Ky i fundit është pa skuadër në dy muajt e fundit pas problemeve që kishte te KB Prishtina.
Transferimi i Berishës te qyteti i lindjes, Peja, raportohet se është çështje ditësh, ndërsa rikthimi i tij në ‘Karagaçi’ pritet të zgjoj interesimin e madh të publikut pejan.
Kapiteni i Kosovës, edhe më parë ka qenë pjesë e kësaj skuadre me të cilët ishte shpallur edhe kampion i Kosovës.