Dardan Berisha ndërron mendje

Dardan Berisha paralajmëroi javë më parë se ky do të jetë sezoni i fundit që luan në basketbollin e Kosovës. Mirëpo, ai tashmë duket se ka ndryshuar mendje.

Lojtari më i mirë i Sigal Prishtinës, tha se mendjen ia ka ndryshuar pranimi i mundshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës në FIBA.

“E ardhmja ime varet edhe nga pranimi i FBK-së, se çfarë do të duan klubet, pas pranimit”, tha Berisha për ‘Sport Show’ të Klan Kosovës. “E kam pasur në plan të shkojë sërish jashtë, por kanë ndryshuar gjërat dhe verës do ta bëjë zgjedhjen e duhur”, shtoi ai. (Gazeta Olle)