Dardan Berisha me mision të madh te Cibona (VIDEO)

Nga Sigal Prishtina në Cibonë e nga Cibona tani tek Prishtinë. Por këtë herë, në kryeqytetin kosovar erdhi vetëm për disa ditë, pasi ditë më parë nënshkroi kontratë tri-vjeçare me gjigantin ballkanas.

Dardan Berisha do të prezantojë në Cibonë, jo vetëm vetën por gjithë basketbollin e Kosovës.

Ai në intervistën dhënë televizionit Tribuna Channel, zbulon misionin e tij të madh te kampioni i shumëfishtë i Kroacisë.

Lojtari më i mirë i Kosovës  flet edhe për Kampionatin Evropian, në të cilin do të prezantohet me Poloninë, por që më pas do t’i kthehet Kosovës.