Peja humbet, Dardan Berisha me paraqitjen më të dobët në karrierë!

Ponte Prizreni ka fituar ndaj Pejës në shtëpi.

Mysafirët nga Peja ishin më të mirë vetëm në çerekun e parë të cilin e mbyllën me tre pikë epërsi, teksa pastaj dominues ishin prizrenasit, shkruan Gazeta Olle.

Rezultati përfundimtar i takimit të luajtur në “Sezai Surroi” ishte: Ponte Prizreni 89-81 Peja.

Jeremiah Paige dhe Divine Myles ishin fantastik duke realizuar 46 pikë së bashku.

Në anën tjetër, Dardan Berisha nuk ishte vetvetja.

Berisha sot ishte gjithçka tjetër përveç atij “snajperistit” që jemi mësuar ta shohim.

Ai realizoi vetëm 7 pikë dhe ishte i tmerrshëm në gjuajtje për tre pikë duke shënuar vetëm një nga 10 sa provoi, me indeksin vetëm 1 kjo mund të cilësohet edhe si ndeshja e tij më e dobët ndonjëher në basketbollin kosovar./GazetaOlle/