Dardan Berisha flet për kalimin te rivali i madh i Prishtinës: Ka këtë mesazh për dy tifozërit

Dardan Berisha që nga sot do të jetë lojtar më i ri i KB Pejës.

Në fakt, Berisha rikthehet në folenë e ‘Shqiponjave’ pas disa vitesh, shkruan Gazeta Olle.

E për transferimin e tij te Peja nga rivali i madh Prishtina, Berisha ka dalë me një postim në rrjetet sociale.

Kapiteni i Kosovës në basketboll, falënderon Prishtinën dhe Plisat për përkrahjen, ndërsa një falënderim të veçantë ka edhe për pritjen e tanishëm nga tifozët  e Pejës.

Më poshtë postimi i Dardan Berishës:

Te dashur fansa dhe adhurues të basketbollit Kosovar,

Nga sot, une do të jem lojtar në Klubin e vendlindjes sime, KB Peja. Ju falenderoj nga zemra për mirëpritjen dhe dashurinë që më keni dhuruar!

Prishtinë, falemnderit për përkrahjen e vazhdushme. Falenderoj Klubin e Prishtinës dhe tifozve të saj Plisat për këto vite gjatë të cilave shënuam histori në gara Evropiane!

Suksese të gjithë Klubeve të basketbollit në Kosovë. Qofshim shembulli më i mirë për të gjithë vendet në Rajon.

Fansa, ju falemnderit që gjithmonë jeni lojtari ynë i 6të!

Dardani i Dardaneve ! DB11./Gazeta Olle