Pak para se të përfundonte pjesa e parë e ndeshjes, Sigal Prishtina – Sutjeska, basketbollisti më i mirë i kryeqytetasve, Dardan Berisha u fjalos me një tifoz të Prishtinës.
Berisha u fye nga tifozi, kurse lojtari më i mirë i takimit nuk e la me kaq. Ia ktheu në të njëjtën mënyrë.
Ndërkohë, gjatë pjesës së dytë, të gjithë Plisat në kor thërrisnin emrin e tij. Dardani shënoi 37 pikë në fitoren 99:92. (Gazet Olle)