Dardan Berisha është gati, por a e lejon FIBA?

Dardan Berisha është i gatshëm të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës. Lojtari më i mirë i Sigal Prishtinës, e ka shprehur këtë edhe në rrjetin social Facebook, menjëherë pas lajmit për pranimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës në FIBA.

“Që nga momenti kur luaj basketboll nuk kam pranuar lajm më të mirë. Ma n’fund! Falënderoj të gjithë ata që punuan për basketbollin nder vite, ata që kurrë nuk u dorëzuan as në kohet më të vështira. Bravo edhe sponzorave që kurrë nuk na lan vet”, ka shkruar Dardani, përcjell Gazeta Olle.

“Tash na pret puna ma e vështirë. Tani duhemi të punojmë edhe më shumë me talenta të ri. Të krijojmë lojtar të ri vendor. Ta krijojmë një kombëtare të fortë. Unë që nga tash e them që do të jem i pari që do ta pranoj me shumë zemër ftesën e reprezentacionit të Kosovës! UNË JAM GATI!!! URIME KOSOVË!!!”, shkroi ai ndër të tjera.

Por, a ka të drejtë të luajë Dardani për Kosovën, pasi para disa vitesh pjesë pjesë e Përfaqësueses së Polonisë. Përgjigjen për këtë, kryetari i FBK-së, Erolld Belegu ka deklaruar se do ta presin nesër me shkrim nga FIBA.

Pikërisht kjo ka qenë kërkesa e dytë e FBK-së, drejtuar FIBA-s, në mënyrë që lojtarët nga Kosova që luajnë ose kanë luajtur për vendet tjera, të kenë të drejtë të zgjedhin sërish. (Gazeta Olle)