Dardan Berisha dërgohet ‘në qiell’

Sigal Prishtina ka arritur që për herë të dytë radhazi ta fitoj Ligën Ballkanike. Trajneri i Përfaqësueses së Mali të Zi, Bogdan Tanjevic, ka folur edhe për basketbollistin kosovar të Prishtinës Dardan Berisha.

Ai ka thënë se të vetmin lojtarë që ka njohur te kryeqytetasit ishte Berisha shkruan Zëri.

“E kam njohur vetëm Dardan Berishën më parë prej reprezentacionit të Polonisë. Ai është fantastik në sulm. Amerikanët e Prishtinës janë gjithashtu të mirë. Kanë qendër shumë të mirë, ndërsa playmakeri është lojtar tamam ekipor”, ka thënë trajneri malazez.