Danimarka skuadra e dytë që kualifikohet zyrtarisht në Kampionatin Botëror

Danimarka është skuadra e dytë europiane pas Gjermanisë që siguroi zyrtarisht biletën për në Kupën e Botës Katar 2022.

8 ndeshje dhe 8 fitore në grupin F për gjysmëfinalistët e Euro 2020 të cilët konfirmuan momentin e shkëlqyer që po kalojnë.

Ata trimfuan minimalisht 1-0 edhe ndaj Austrisë dhe dy ndeshje para fundit të eliminatoreve kanë 7 pikë avantazh nga Skocia e vendit të dytë.

Goli i futbollistit të Atalantës Maehle në minutën e 53-të vendosi fatet e këtij takimi me danezët që tashmë mund të festojnë një kualifikim të merituar.

Ismajli: Ndeshje shumë e vështirë, faleminderit tifozëve për mbështetjen

FFK thërret konferencë për media, Bernard Challandes mund të shkarkohet