Dallku uron presidentin e Federatës: Kush ishin ata që donin ta pengonin futbollin?

Për të gjashtën herë me radhë, Armand Duka ështê zgjedhur kryetar i Federatës Shqiptare të futbollit.

Ishte ky një proces shumë i gjatë dhe i përcjellur nga afër edhe nga politika shqiptare, shkruan Gazeta Olle. 

Me shumë presion dhe akuza, Duka u atakua për t’ia pamundësuar drejtimin e Federatës por ja që delegatët menduan ndryshe dhe zgjodhën  sipas tyre më të mirin. 

Duka fitoi shumicën absolute të votave në asamble.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, tash trajner i KF Dukagjinit, Armend Dallku e ka uruar Dukën, derisa ka pyetur se kush ishin ata që donin ta pengonin futbollin?

“Kush ishin ata që deshën ta pengonin futbollin? Urime mandatin e 6-shtë president Armand Duka”, ka shkruar Dallku në një storie në Facebook. /Gazeta Olle/

 

Armand Duka rizgjidhet për herë të gjashtë president i FSHF-së, ja sa vota mori në Asamblenë e sotme

Presidenti Ademi uron Armand Dukën për mandatin e ri në krye të FSHF-së