Dallku përgëzon të dy ekipet për lojën e treguar, zbulon çka do ti thotë futbollistëve të tij

Dukagjini ka arritur fitore të madhe në udhëtim te Istogu.

Skuadra nga Klina ka siguruar fitoren në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, me rezultat 1-2.

Megjithatë, trajneri i kësaj skuadre, Armend Dallku, me të përfunduar ndeshje u tregua tejet i matur, derisa theksoi se kanë ende rrugë për finale, teksa la edhe një mesazh të qartë për futbollistët e tij.

“Në radhë të parë dua që t’i përgëzoj të dy ekipet për luftën e treguar në këto kushte tejet të rëndësishme për lojë. Jemi të kënaqur për fitoren, por asgjë nuk ka përfunduar, pasi që kemi edhe një ndeshje të radhës për të arritur në finale. Tash do të futem në dhomat e zhveshjes dhe do t’ua bëj e dije këtë gjë futbollistëve”, deklaroi fillimisht Dallku.

Kundërshtari për finale? “E kam thënë edhe para ndeshjes që nuk nuk preferoj ndonjë skuadër, pasi që duhet së pari ne ta kryejmë punën tonë, pastaj të mendojmë për kundërshtarët”, përfundoi Dallku.

Edhe në vikend priten që të takohen dy këto skuadra, por këtë herë në kuadër të xhiros së 22-të të Ligës së Parë në Grupin A.

/Gazeta Olle/