Dallku pas fitores ndaj Prishtinës: Ky është momenti i kthimit për ne

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së 23-të, në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Dukagjini ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Prishtinës, të cilën e mposhti me rezultat 2-1 në “18 Qershori”, shkruan Gazeta Olle.

Për trajnerin e skuadrës nga Klina, Armend Dallku kjo fitore mund të jetë pikë kthese për ta.

“Dua të falënderoj të gjithë tifozët, kjo fitore është pozitive dhe besoj se do të jetë një pikë kthese për ne. Duhet të shkojmë më tej, i përgëzoj futbollistët për angazhimin e tyre”, ka thënë Dallku për Artsport.

Klinasit tashmë kanë mbledhur 24 pikë në vendin e tetë, teksa kryeqytetasit mesin pa fitore në pranverë dhe afër zonës së rrezikshme, me 26 pikë në vendin e gjashtë.

/Gazeta Olle/

Përfundojnë pesë ndeshjet interesante në Ligën e Parë, këto janë rezultatet

“Zhduket” trajneri i Prishtinës, nuk flet asnjë fjalë për gjendjen e klubit!