Prishtina ka barazuar pa gola me Dukagjinin në “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Olle.
Pas ndeshjes, trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku tha se është shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.
“Jemi të kënaqur me lojën, por edhe mund ta fitonim ndeshjen me rastet që patëm. I përgëzoj futbollistët e mi për angazhimin e tyre. Patëm raste shumë më të mira se kundërshtari, shpresoj të kemi vazhdimësi”, tha Armend Dallku.
Pas këtij barazimi, Prishtina ka 18 pikë në vendin e pestë, ndërsa Dukagjini mbetet në pozitën e tetë me 15 sosh. /Gazeta Olle/