Dallku: Në fushën e Merdares nuk mund të tregosh lojë

Dukagjini pësoi humbje 1-0 ndaj Llapit në kuadër të javës së tetë në BKT Superligën e Kosovës.

Llapjanët e dominuan këtë takim, duke marrë kështu tre pikë, e që shkuan në kuotën e gjashtë pikë.

Pas ndeshjes, trajneri Armend Dallku ka thënë se ata janë me fat që nuk pësuan ndonjë lëndim në një terren jo të mirë.

“Këtë fushë nuk mundesh me tregu lojë, ashtu si ne por as kundërshtari”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.

“Ne jemi informuar që në fillim se për të treguar një ndeshje në këtë fushë është e vështirë edhe ishte ashtu, ne menduam të krijonim lojën tone, megjithatë Llapi u mbrojt mirë dhe shfrytëzoi rastin që kanë pasur”.

“Megjithatë jam i kënaqur dhe me fat që lojtarët e mi nuk pësuan ndonjë lëndim”, përfundoi Dallku.

Dukagjini me këtë humbje mbetet në vendin e tetë me gjashtë, aq pikë sa ka edhe Ulpiana e Llapi.

Batatina i kërkon falje tifozëve që nuk kanë parë lojë të bukur: Rëndësi kishin vetëm tri pikët

Spektakël në Anfield, Liverpool e City ndajnë pikët