Xhiro e dytë në elitë u mbyll në Klinë, ku Drenica fitoi në udhëtim te Dukagjini me rezultat 2-1, shkruan Gazeta Olle.
Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, i cili nuk ishte i kënaqur me futbollistët e tij të cilet sipas tij ia falën dy gola mysafirëve.
“Nëse e shohim gjithë ndeshjen një gol i tillë vendosi ndeshjen nga një ndërprerje dhe kjo është e pafalshme dhe gjithçka vështirësohet. Nuk jam i kënaqur me pjesën e parë pasi i kemi falur të dy golat. Kjo ndeshje do të jetë mësim për ne pasi nuk ka përfunduar asgjë dhe do të kemi kohë t’i rregullojmë gabimet të cilat i kemi bërë”, deklaroi Dallku.