Dallku: Katër herë skuadra ka luajtur në barazh, por ne jemi kujdesur që të mos ndodh një gjë e tillë

Malisheva dhe Dukagjini kanë barazuar pa golanë stadiumin “Liman Gegaj”, duke bërë që Dukagjini t’i shmanget barazhit të Superligës së Kosovës në futboll.

Armend Dallku është shfaqur i lumtur pas ndeshjes pasi siguroi qëndrimin në Superligë edhe për një vit tjetër.

“Normalisht jam i lumtur jashtëzakonisht shumë. Ishim përgatitur që ta kapim kundërshtarin në kundërsulm dhe patëm disa raste. Pas shumë kohësh e kemi thyer traditën”.

“Katër herë skuadra ka luajtur në barazh, por ne jemi kujdesur që të mos ndodh një gjë e tillë. Kemi pasur dëshirë të përfundojmë më lartë në tabelë. I falënderoj të gjithë për rrugëtimin tonë të mundimshëm. Më në fund ia arritëm që të mbijetojmë në Superligë”.

Me rëndësi është për ne, për gjithë stafin, që e arritëm objektivin tone”, ka thënë Armend Dallku.

Në fund Dallku ka thënë se lëndimet dhe kartonët e kuq bën që në dy fazat e para, afër 18 ndeshje të mos kenë luajtur me një formacion të njëjtë.

Ai falënderoi drejtorin dhe shefin e klubit, Fabian Veselin, i cili I ka mbështetur vazhdimisht në këtë rrugëtim.

Daja: Kjo fitore është për gjithë qytetin, çdo tifoz të Suharekës dhe në veçanti tifozët ‘Xhebrailat‘

Thaqi: E kemi edhe një ndeshje tjetër për ta siguruar qëndrimin në Superligë dhe do të mundohemi të japim më të mirën