Ndeshja e zhvilluar në Klinë mes Dukagjinit dhe Ulpianës përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1, shkruan Gazeta Olle.
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka pranuar se skuadra e tij është dashur t’i marrë pikët e plota ndaj Ulpianës. Sipas tij, Dukagjinit i kushtuan shumë rastet e krijuara, të cilat futbollistët e tij nuk i konkretizuan.
‘Nuk i konkretizuam rastet, pranuam golin dhe pastaj u angazhuam për ta shënuar golin e barazimin që e arritëm, por nuk e fituam edhe ndeshjen përkundër rasteve të shumta. Ndeshjet e tilla duhet t’i përfundojmë më shpejtë. Golin e pranuam pas një gabimi në vendosje. Por, jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve që nuk u dorëzuan përkundër disavantazhit. Nuk është rezultat pozitiv për ne, por e fituam një pikë. Nuk po jemi me cinik para portës dhe kjo po na dënon shumë. Na mbetet të punojmë dhe të jemi më efektiv për ndeshjet tjera’, ka thënë Dallku.
/Gazeta Olle/