Dallku: Ja çka do të bëjmë unë, Curri dhe Leci

Prishtina e ka kryer fazën e parë të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Evropës.

Kryeqytetasit ishin për një javë në Gjakovë, ku krahas përgatitjeve fizike nga dy herë në ditë, zhvilluan edhe një ndeshje miqësore me Onixin, ku triumfuan 2:1.

Ndërkaq, të dielën në Fushë Kosovë, e luajtën miqësoren e dytë përballë Kosovës U19, të cilën e fituan po ashtu me rezultat 2:1.

Kapiteni Armend Dallku shpreson se Prishtina do të ketë fat në shortin e Ligës së Evropës. “Unë, Debatik Curri dhe Liridon Leci kemi paska përvojë në ndeshje ndërkombëtare. Do të bëjmë një kombinim me lojtarë të rinj. Shpresoj se do të kemi edhe fat në short”, ka thënë Armend Dallku për Sporti Total në KTV, përcjellë Gazetaolle.com. Ai ka qenë pjesë edhe e Kombëtares shqiptare derisa ka luajtur edhe ndeshje ndërkombëtare me Vorskla Poltavën në Ligën e Evropës.

Prishtina sot e mëson kundërshtarin e rrethit të parë në Ligën e Evropës. /Gazetaolle.com

Miqësore: Kosova U19 - Prishtina 1:2