Dallku: Është për të ardhur keq kjo humbje, në pjesën e dytë ishim më të mirë

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka mbetur i zemeruar pas humbjes në fund të ndeshjes nga Prishtina.

Dukagjini u mposht në fund me rezultat 2-1 nga Prishtina në ndeshjen e javës së parë të sezonit 202/23 në BKT Superligën e Kosovës.

Kjo humbje ka lënë shije të hidhur te trajneri i klinasve, Dallku, i cili nuk u pa i lumtur në intervistën pas ndeshjes.

“Është për të ardhur keq kjo humbje”, ka thënë fillimisht Dallku pas takimit.

“Pjesa e parë ishte e barabartë, në të dytën ishim më mirë”.

“Pranuam dy gola nga goditjet standarde. Provuam të gjitha përforcimet. Duhet të përmirësohemi në vazhdim”, përfundoi trajneri i Dukagjinit.

Prishtina dhe Gjilani fitojnë në frymën e fundit, Drita e nis sezonin e ri me barazim

Nuhiu: Kur e shoh përfundimin e ndeshjes, duhet të jemi të kënaqur