Basketbollistët e Dallas Mavericks kaluan në raundin e dytë të play-off-it të NBA duke mposhtur Los Angeles Clippers me rezultatin 4-2 në seri.
Dallas mbrëmë mposhti Clippers në shtëpi me rezultat 114:101 dhe kështu fitoi një duel të raundit të dytë të play-off-it të Konferencës Perëndimore të NBA League kundër Oklahoma City Thunder.
Dallas drejt fitores u drejtua nga i madhi Luka Doncic, i cili realizoi 28 pikë me 13 asistime dhe 7 kërcime.
Ndihmë të shkëlqyer i dha Kyrie Irving, i cili shënoi 30 pikë, ndërsa në anën tjetër më i miri ishte Ivica Zubac me 17 pikë dhe 11 kërcime.
Një tjetër ndeshje u luajt mbrëmë në të cilën Orlando mposhti Clevelandin në shtëpi me rezultat 103:96 dhe barazoi serinë në 3-3