Mesnatën e së mërkurës dy persona me motoçikletë qëlluan me 14 plumba në një dyqan në pronësi të familjes së Antonela Rocuzos gruaja e yllit Lionel Messi.
Ndërkohë së fundmi kanë dalë edhe pamjet e dyqanit teksa shihet se si xhamat janë bërë shoshë nga plumbat. Përveç kësaj, kriminelët kanë lënë edhe një mesazh të shkruar me dorë ku shkruhej: “Messi, ne po të presim. Javkin (është një tregtar droge), ai nuk do të kujdeset për ty”.
Ndërkohë, menjëherë pas kësaj ngjarje një panik i madh është krijuar te fansat e Messit të cilët janë të shqetësuar për jetën e futbollistit.
Mbledhja e kombëtares së Argjentinës po afron dhe Messi dhe bashkëshortja e tij pritet të vizitojnë Rosarion.
🚨 ATAQUE AL SUPERMERCADO DE LA FAMILIA MESSI
– Los que dispararon están prófugos
– El intendente de Rosario duda de la policía y del sistema penitenciario
– El ministro de seguridad de Rosario y el fiscal no tienen ninguna hipótesis de lo que pasó
📲 https://t.co/Y2lOx0mBVs pic.twitter.com/ddo7b0onyX— Vía Szeta (@mauroszeta) March 2, 2023