Sonte me fillim nga ora 22:30 do të zhvillohet meçi i madh mes Florian Markut dhe bokserit britanik Chris Jenkins.
Marku do të mundohet që t’i mbrojë titujt e tij IBF në peshat e lehta në boks.
Me 11 ndeshje, dhjetë fitore e një barazim, Marku do të tentojë që sonte të na bëjë krenar të gjithëve.
Boksieri ynë tani është gati dhe po përgatitën në prapaskenë për ndeshjen e madhe.
Kujtojmë se përballja mes Florian Markut dhe Chis Jenkins do të zgjasë deri në dhjetë raunde (nëse nuk do të ketë nokaut), e që në luftë është titulli IBF. /Telegrafi/