Dalin pamjet nga shtëpia e Armand Dukës, pas eksplodimit të tritolit

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar mbrëmjen e sotme (24 janar) në qendër të Durrësit në afërsi të banesës së Presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Nga informacionet paraprake që kanë njoftuar mediat shqiptare, nuk është raportuar për persona të lënduar nga ky shpërthim.

Policia shqiptare tani ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin.

Ndërkohë gazeta shqiptare Panorama Sport ka publikuar videon nga vendi i ngjarjes, ku shihen forca të shumta të rendit.

Kujtojmë që ditëve të fundit Armand Duka ka nisur një ‘luftë’ në distancë me të parin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Shpërthim tritoli në shtëpinë e Armando Dukës

Armand Duka reagon pas tritolit në shtëpinë e tij: E dëgjoi i gjithë Durrësi, uroj të jetë rastësi