Gjatë takimit mes Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë, dy tifozeritë e klubeve janë përfshirë në një përleshje të dhunshme.
Në pamjet që janë shpërndarë në rrjetet sociale mund të shihet se ka pasur edhe mjete të mprehta që janë përdoru në përleshje.
Tifozët ‘Forca’ të Vushtrrisë dhe ‘Pampurat’ e Fushë Kosovës dhuruan një shfaqje të pakëndshme duke u përleshur madje edhe nën praninë e policisë.
Forcat policore që ishin të pranishme në këtë sfidë intervenuan me gaz lotsjellës në mënyrë që të shpërndahet turma.
Vlen të theksohet se ky takim përfundoi me rezultat 3-1 në favor të Vushtrrisë të cilët siguruan tri pikë falë dy golave të Urim Statovcit dhe një tjetër të Daut Maxhunit.