Dalin në shitje biletat për ndeshjen Ballkani – Zalgiris në Ligën e Kampionëve, këto janë çmimet

Ballkani e zhvillon më 5 korrik ndeshjen e parë ndaj Zalgiris si vendas, në kuadër të raundit të parë në Ligën e Kampionëve. 

Kampionët e Kosovës kanë njoftuar se tashmë ka filluar shitja e biletave, ndonëse me një ditë vonesë, shkruan Gazeta Olle.

Biletat për ndeshjen e rëndësishme në “Fadil Vokrri”, mund t’i bleni përmes platfomës online.

Më poshtë gjeni linkin dhe çmimet e biletave, gjithashtu procedurën se si mund t’i bleni ato: 

Të dashur tifoz 🧡🖤

Fillon shitja online e biletave për ndeshjen FC Ballkani – FK Žalgiris
29 qershor, 2022 – FC Ballkani njofton opinionin se biletat për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndërmjet FC Ballkani dhe FK Žalgiris, që do të zhvillohet më datë 05/07/2022 në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/listaEventiPub.do

Tifozët e klubit tanë “Xhebrailat” janë të vendosur në tribunën Veri.

Çmimet e biletave janë:
Veri dhe Jug 3 euro,
Lindje 5 euro,
Perëndim 8 euro, dhe
VIP 20 euro.

VINI RE!
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.
Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.
Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.
Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).
Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.
Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).
Shënim: Personave që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

/Gazeta Olle/ 

Kosova me triumf bindës ndaj Andorrës në konkurrencën e femrave

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare