Dalin në shitje biletat për meçin e Florian Markut në Tiranë

Florian Marku ka zbuluar se nga nesër do të jenë në shitje biletat për meçin e tij ndaj Miguel Parra Ramirez, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Meçi do të zhvillohet më 25 gusht, ndërsa Marku ka zbuluar edhe çmimin e biletave.

Më e lira do të kushtojë 17.15 euro, kurse ajo më e shtrenjta 162.90 euro.

Biletat për këtë takim mund t’i blini në linkun: AL.EBILETA.AL.

Limani: Shpresojmë në një rezultat pozitiv, pastaj në Prishtinë do të jetë ndeshje e zjarrtë

Drita sonte luan ndeshjen e parë ndaj Antwerp në udhëtim