Dalin në shitje biletat online për ndeshjen Ballkani – Astana

Kampioni aktual i Kosovës, Ballkani, ka njoftuar se biletat online për ndeshjen Ballkani – Astana kanë dalë në shitje.

Suharekasit zhvillojnë sfidën e radhës ndaj Astanës me 26 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, e vlefshme për turin e tretë të Grupit C, në UEFA Europa Conference League me fillim nga ora 18:45.

Ballkani është ekipi i vetëm shqiptar i cili luan në këtë kompeticion dhe vjen pas fitores ndaj klubit të madh kroat Dinamo Zagrebit.

Biletat për këtë ndeshje janë: 3 euro në Veri dhe Jug, 5 euro në Lindje, 10 në Perëndim dhe 50 VIP. /Gazeta Olle/

https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do?fbclid=IwAR1-EKfyLaGKRaLPyJLHvMq7Hw0zV_DKTivTQ5Y3AFLTUBd7V75SQp03ngM

Postimi i plotë nga Ballkani:

Futbollistët e Shqipërisë ia thonë vallës një ditë para ndeshjes (VIDEO)

Batatina: Jam Arsene Wenger i Kosovës