Dalin fotot, pas ndeshjes Shqipëri – Gjeorgji kishte përplasje të tifozëve

Shqipëria u mposht me rezultatin 0-1 nga Gjeorgjia në “Arenën Kombëtare”, e vlefshme për Ligën e Kombeve, në Grupin B1.

Fundi i takimit u shoqërua nga trazira midis tifozëve shqiptarë dhe atyre miq në shkallët e stadiumit.

U desh ndërhyrja e forcave të rendit për të stabilizuar situatën, teksa shihen dhe hedhje të gotave plastike nga njëra anë në tjetrën.

Tifozëritë e të dyja ekipeve kombëtare gjuajtën me shishe të plastikës njëra tjetrën, mirëpo pas intervenimit të shpejtë të policisë së shtetit dhe sigurimit gjithçka u qetësua.

Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Brazili rrezikon paraqitjen në Botëror, mposhtet nga Paraguai – humbje pëson edhe Argjentina